Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Granit Xhaka u përlesh me ekipin serb në fund të ndeshjes dhe ua dërgoi një “mesazh” bankës rezervë.
Për këto gjeste, mediumi serb, Kurir e ka quajtur Xhakën si provokatorin më të madh në botë.
Sipas këtij portali, shqiptari i ka sharë me nënë futbollistët serbë.