Emisioni spanjoll El Chiringuito raporton se Real Madridi e ka pranuar ofertën e Juventusit prej 100 milionë eurove për Cristiano Ronaldon.
Bianconerët tash e një kohë janë vënë pas yllit portugez për të cilën janë gati të paguajnë pagë vjetore 30 milionë euro.
Mësohet se paga e tij do të paguhet në bashkëpunim me kompaninë Exor, që ka nën menaxhim marka si FIAT dhe Ferrari.
Lojtari ka pasur klauzolë prej 1 miliard euro por që në një ‘marrëveshje xhentëlmenësh’ mes tij dhe klubit ai do të largohej për 100 milionë euro.
Sipas El Chiringuito, oferta e Juventusit për Ronaldo që të largohet nga Real Madrid është pranuar.
Presidenti Andrea Agnelli sot ka udhëtuar për në Greqi ku gjendet edhe Ronaldo, ndërsa gjatë ditës do të bashkohet dhe Jorge Mendes.