Kanë dalë detajet e para për vetëvrasjen në anijen hotel në Angli të një emigranti shqiptar.
Gazeta “Daily Telegraph” shkuan se ai është 27- vjeçar nga Manëza e Durrësit, Leonard Farruku.
Në bisedën e fundit me të afërmit, thuhet në artikull, Leonardi kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë.
E motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel Bibby Stockholm”.
Sipas saj ai mbërriti në Angli me ëndrrën për një punë më të mirë dhe më e rëndësishmja të fitonte leje qëndrimi përgjithmonë në Angli.