Mediumi boshnjak për Agnesa Vuthajn: Një bukuri e gjithanshme shqiptare

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 15:32 | Nga

Ajo mbetet një ndër ikonat e modës shqiptare.

Dhe kjo ka rënë në sy edhe të mediave boshnjake, të cilat flasin për bukurinë e istogases.

Agnesa Vuthaj është një bukuri shqiptare e lindur më 8 shkurt 1986 në qytetin kosovar të Istogut, shkruan fillimisht klix.ba.

Ajo përfaqësoi Shqipërinë në dy garat e mëdha të bukurisë – Miss World 2004 dhe Miss Universe 2005.

Agnesa konsiderohet mbretëresha e bukurisë shqiptare, modele e suksesshme, afariste, kreatore e modës, producente televizive dhe herë pas here merret gjithashtu edhe me aktrimin, shkruan më tutje portali.

Modelja zotëron një kompani të modës dhe butik në qendër të Prishtinës, ku shet linjën e vetë të çantave.

Më poshtë keni galerinë e imazheve që ka zgjedhur ueb-faqja gjatë prezantimit të shqiptares para lexuesve të vetë.

gnesa vuthaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme