Korporata kanadeze e transmetimit të lajmeve CBC, i ka kushtuar vëmendje ardhjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në pushtet.
Ky medium me një titull të veçantë ka treguar se si “Kurti dikur i burgosur për qëndrim pro pavarësisë, u emërua kryeministër i Kosovë”, transmeton Klan Kosova.
“Parlamenti i Kosovës të hënën ka votuar për një kryeministër të ri pas gati katër muajsh bisedimesh midis dy partive kryesore të vendit”.
“Albin Kurti mori 66 vota pro, 10 deputetë abstenuan dhe opozita doli nga parlamenti me 120 ulëse për të protestuar kundër votimit”.