Për vdekjen e ikonës së boksit kosovar, Xhevdet Pecit, kanë shkruar edhe mediat serbe.
Ish-kampioni i shumëfishtë në ish-Jugosllavi vdiq të hënën në moshën 67-vjeçare.
Mediumi serb “Informer” ka shkruar sot për vdekjen e Pecit. Ky medium lartësoi ish-boksierin nga Mitrovica.
“Iku një nga më të mëdhenjtë! Ka ndërruar jetë Xhevdet Peci, një nga boksierët më të njohur të ish-Jugosllavisë”, thuhet në artikullin e publikuar sot.