Më 4 tetor, në orën 21:00 në stadiumin e tyre “Rajko Mitic” në Beograd, Ylli i Kuq në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve do të përballet me kampionët e Zvicrës, Yong Boys.
Mediumi serb “Kurir.rs” shkruan se Zvezda duhet pasur kujdes dhe se klubi nga Zvicra nuk duhet nënvlerësuar, përcjell Lajmi.net.
Tutje, mediumi shkruan se në radhët e Young Boys luajnë dy futbollistë nga Kosova, Donat Rrudhani dhe Kastriot Imeri.
Imeri nuk dihet nëse aktivizohet sepse është i lënduar, andaj ardhja e tij në Beograd është e pasigurt.
Në anën tjetër, Donat Rrudhani, reprezentues i Kosovës pothuajse me siguri do të jetë në protokoll.