Mediumi zviceran raporton për vrasjen e 27-vjeçares argjentinase në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 02 Gus 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Një zviceran është arrestuar në Kosovë: dyshohet se e ka vrarë një 27-vjeçare argjentinase në qytetin e Fushë-Kosovës. Për ngjarjen kanë raportuar sot edhe mediumit zvicerane.

Sipas portalit të lajmeve “Le Canton27.ch”, gruaja mësohet se ka rënë nga një ndërtesë në të cilën ndodhej me zviceranin e dyshuar për vrasje.

Më vonë ajo i është nënshtruar trajtimit në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Policia e Kosovës e ka cilësuar rënien si vrasje. Zvicerani është dërguar në mbajtje. Policia ka nisur hetimet.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sipas policisë, rasti është raportuar mesnatën e së martës rreth orës 02:00.

Të ngjashme