Meek Mill në axhendën e tij ka të planifikuar një vizitë në Shtëpinë e Bardhe për ditën e premte.
Sipas burimeve të TMZ këngëtari ka një takim për këtë ditë, megjithatë ende nuk dihet nëse ai do ta takojë presidentin Donald Trump.
Mill ende është duke u perballë me rastin që ka të hapur në gjykatë, për thyerjen e arrestit shtëpiak. Ai po përballet me një gjykatës që sipas Mill është treguar i padrejtë me të.