Janë të paktë ata që nuk do ta kujtojnë Megan Foxin (33), aktoren amerikane e cila në ditët e saj më të mira ishte shpallur femra më e bukur në botë. Ajo u bë e famshme me rolin e Mikaela Banes në “Transformers” nga viti 2007, në të cilin Autobotët e mirë luftojnë kundër Decepticonëve të ligë, fitoi miliona, dhe pastaj – pothuajse u zhduk.
Ajo ia ktheu shpinën Hollywoodit, por edhe Hollywoodi asaj, ndërsa sot ajo preferon ta xhirojë vetëm ndonjë film me qëllim që, siç kishte thënë kohë më parë, ta financojë arsimimin e bijve të saj. Bukuroshja Megan është ende udhëheqëse e emisionit të saj në Travel Channel, “Legends of the Lost”, i cili bën fjalë për arkeologjinë, udhëtimet, mitet botërore dhe misteret e pashpjegueshme, ndërsa njihet edhe si një stiliste shumë e suksesshme e të brendshmeve dhe kostumeve për larje.
“Më së shumti më vjen keq që i kam ndihmuar mediat të më shndërrojnë në një karakter të filmave të vizatuar, kishte deklaruar në një rast Megan, ylli i “Ninja Turtles”, e cila që nga rinia donte shumë më tepër. Ajo është rritur në një familje të rreptë, e cila nuk e pranoi mirë faktin që Megan ka të dashur, ose që argëtohet shumë me miqtë e saj. Ajo diplomoi në shkollën katolike, më vonë, kur tashmë u bë e famshme, ua pranoi mediave se i kishte pasur vetëm dy të dashur. Rolin në filmin “Transformers” e fitoi krejt aksidentalisht, pasi që regjisori Michael Bay i kërkoi që t’ia lante Ferrarin e tij, dhe ai e xhiroi atë eksperimentalisht, shkruan KOHA Ditore.
Puna në këtë film, e pranoi më vonë Megan, nuk ishte e kënaqshme, ndërsa pas rolit në filmin e ardhshëm “Jennifer’s Body”, ajo vendosi të flasë për të gjitha gjërat negative që i kishin ndodhur gjatë xhirimeve. Në atë kohë ajo ishte tashmë shumë e famshme – si me “Transformers”, ashtu edhe rolin e fqinjës së pakujdesshme në serinë e popullarizuar “Two and a Half Men”, kështu që u rrit edhe fama e saj.