Meghan Markle dhe Princi Harry kanë folur për situatën që po mbretëron në Izrael.
Në një deklaratë të titulluar “Me Zemra të Rënda” të postuar në faqen e tyre të “Fondacionit Archewell” të mërkurën, Duka dhe Dukesha e Sussex thanë se ata “qëndrojnë kundër të gjitha akteve të terrorizmit”, duke iu referuar sulmeve të paprecedenta nga militantët e Hamasit që vranë mbi 1.000 civilë fundjavën e kaluar.
“Ne po mbështesim partnerët dhe organizatat tona në vijën e frontit në Izrael për të ofruar ndihmën urgjente të nevojshme dhe për të ndihmuar të gjitha viktimat e pafajshme të këtij niveli të pandërgjegjshëm të vuajtjes njerëzore”, shtuan Meghan dhe Harry, shkruan “People”, transmeton Klankosova.tv.
Mesazhi vie pasi Kate Middleton dhe Princi William, dhe Mbreti Charles bënë deklarata të veçanta për konfliktin në Lindjen e Mesme.