Meghan Markle dhe Princi Harry, tashmë do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e madh e ka bërë të ditur një përfaqësues i çiftit, të cilët për momentin janë duke jetuar na Kaliforni, shkruan Daily Mail.
Ata janë duke u përgatitur djali i tyre, Archie, shumë shpejtë të ketë një motër apo vëlla.
“Ne mund të konfirmojmë se Archie do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex po presin fëmijën e dytë”, thuhet për dyshen.
Ndërkohë, edhe një fotografi e çiftit është publikuar, derisa Meghan shihej me barkun e rrumbullakosur.
Derisa merrnin poza në një ambient madhështor, Princi Harry është parë duke mbajtur kokën e bashkëshortes në prehër.
Kjo vjen pasi 39-vjeçarja pas një artikulli në New York Times, ku thuhej se Meghan ka humbur fëmijën e dytë.