Meghan Markle mund të mos kthehet kurrë në Mbretërinë e Bashkuar pas largimit të saj. Markle aktualisht po banon në Kaliforni me bashkëshortin e saj pasi u larguan nga detyrat mbretërore muaj më parë.
Në fillim të këtij viti, Pallati Buckingham konfirmoi se Meghan dhe Harry nuk do të kthehen si punonjës të familjes mbretërore. Eksperti mbretëror Robert Jobson tha për US Weekly: “Nuk jam i sigurt nëse Meghan do të vijë përsëri në Britani. Ajo nuk është e njohur tani.”
Ndërsa Duka ka bërë udhëtime gjatë vitit të kaluar, Jobson nuk mendon se Meghan do të bëjë të njëjtën gjë, dhe as për për Jubileun Platinum të ardhshëm të Mbretëreshës Elizabeth II.
Festimi do të nderojë shtatë dekada të shërbimit të monarkes 95-vjeçare në Komonuelth, duke e bërë atë mbretëreshën e parë britanike që shënoi këtë arritje të madhe. Nga ana tjetër, ai parashikoi që drama mbretërore në vazhdim do të mbahet e fshehur për hir të mbretëreshës.