Meghan Markle është shfaqur për herë të parë pasi tronditi familjen mbretërore dhe opinionin publik në Britaninë e Madhe.
E “zhveshur” nga detyrat mbretërore, Meghan u shfaq e qeshur dhe e veshur mjaft thjeshtë. Me një xhup ngjyrë ulliri dhe kapuç në kokë, për herë të parë pas shumë kohësh, Dukesha duket se po shijon lirinë.
Mediat e huaja raportojnë se ajo u largua nga banesa e jashtë 14 milionë dollarë rreth orës 10 të mëngjesit dhe bashkë me ekipin e saj të ngushtë, Meghan bëri një vizitë të befasishme në Qendrën e Grave të ‘Downtoën Eastside’ në Vancouver.