Alban Meha është shprehur tejet i lumtur që tashmë është bërë pjesë e Kosovës dhe që emri i tij figuron për herë të parë në listën e përfaqësuese së Kosovës.
Ai përmes një llogarie në rrjetin social Facebook, ka thënë se tashmë ëndrra iu bë realitet që të mbrojë ngjyrat e Kosovës.
“Një ëndërr e bërë realitet. Finlandë-Kosovë. Kosova gati për premierën historike!”, ka shkruar Meha në Facebook.