Meha: Lista Serbe kontrollohet më lehtë nëse ka marrëveshje, e jo me telefonata të fshehura

Prishtinë | 02 Sht 2025 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Dimal Basha, Albulena Haxhiu dhe Emilja Rexhepi ishin të vetmit që u mblodhën në sallën e takimeve të Kryesisë së Kuvendit, të hënën.

Por kjo mbledhje nuk pati kuorum të vazhdojë, pasi PDK dhe LDK bojkotuan takimin.

Megjithëse sipas kryekuvendarit, përkundër faktit që mbledhja e Kryesisë dështoi, Kuvendi nga ana tjetër ka kuorum për të vazhduar punën.

Sipas juristes, Doruntina Mehës, partitë opozitare iu përgjigjën më shumë votueseve të VV-së, sesa votuesve të vet, transmeton Klankosova.tv.

“Iu kanë përgjigjur më shumë propagandës të Vetëvendosjes dhe të votuese të tyre, sesa votuesve të vet. Sepse shpesh herë kemi pa që partitë opozitare kanë bërë koalicion me Listën Serbe, dhe votuesit e tyre kanë qëndruar besnikë, kështu që i bie se ata do të duhej të zgjidhnin ose Nenad Rashiqin ose dikë nga Lista Serbe”, u shpreh Meha.

Por sipas saj, ish-opozita këtë nuk e bëri, por iu dorëzua “propagandës” së VV-së.

Ajo shton se Lista Serbe është më e kontrollueshme nëse ka një marrëveshje me të.

“Lista Serbe është më e kontrollueshme nëse ka një marrëveshje me të me nene, dhe e din njerëzit se për çka janë marrë vesh, sesa të shkohet me telefonata të fshehta siç i kemi parë dhe përgjimet”, tha tutje juristja.

Të ngjashme