Mehaj bashkëbisedon me gjeneralin Clark për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim virtual me gjeneralin Wesley Clark.

“Përgëzimet e Gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejtë synimeve tona. Krahas takimeve, prezantimeve e diskutimeve gjatë vizitës në SHBA, konsultimet me Gjeneral Clark janë shumë të rëndësishme në secilin angazhim. Në bashkëbisedimin e sotëm me të, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

“Gjeneral Clark më përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve tona, me theks në pjesëmarrjen tonë efektive në operacionin humanitar mbështetës të NATO-s për akomodimin e refugjatëve afganë të udhëhequr nga ushtria amerikane, si dhe përmbylljes me sukses të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit”.

“Me gjeneral Clark u dakorduam për vazhdimin e konsultimeve të rregullta, në funksion të realizimit të qëllimeve dhe objektivave të mi strategjik. Gjeneral Clark edhe këtë herë shprehu përkrahjen e plotë dhe të pakursyer për mbështetje nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij shumë i lartë, për Ministrinë e Mbrojtjes.

Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Heroin tonë, Gjeneral Clark dhe të gjithë autoritetet vendim-marrëse amerikane për gjithçka që keni bërë dhe jeni duke bërë për Kosovën dhe botën demokratike! Kosova dhe populli i saj nuk harron mbështetjen tuaj, prandaj është dhe do të jetë gjithmonë përkrahë jush, si vendi dhe populli më proamerikan në botë”.

Të ngjashme