Mehaj i quan “ujqër” kadetët e FSK-së: Kjo u dëshmua në stërvitjen “Guximi i palëkundur 2022”

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka quajtur kadetët e FSK-së “ujqër”, teksa tha se ata janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pamposhtur.

Sipas Mehajt, se kadetët e FSK-së janë të tillë [ujq], e dëshmuan edhe në stërvitjen “Guximi i palëkundur 2022”.

“Jeta për Ujqërit tanë nuk është e lehtë, por ata janë këmbëngulës dhe mbi të gjitha kanë besim te vetja dhe besim në ekip”.

“Ata janë të talentuar dhe të vetëdijshëm për misionin e tyre sfidues, por janë të vendosur se objektivi i synuar duhet të arrihet”, ka shkruar Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, i pari i Mbrojtjes tha për kadetët e FSK-së se e ardhmja janë ata, teksa u shpreh edhe krenar.

“Ata e dinë se çelësi më i rëndësishëm i suksesit është vetëbesimi, e çelësi më i rëndësishëm për vetëbesimin është përgatitja”, ka shkruar Mehaj

Të ngjashme