Mehaj thotë se atdheu ka nevojë për ne, jam i bindur që do t’i përgjigjemi pozitivisht siç kemi bërë gjithmonë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka komentuar sërish për hapjen e Fondit të Sigurisë.
Mehaj ka bërë apel te të gjithë qytetarët që t’i përgjigjen pozitivisht iniciativës.
Ai thotë se ‘’Fondi i Sigurisë’’, do të jetë në shërbim të institucioneve të sigurisë.
“Është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet. Është e vështirë ta bëjmë këtë vetëm me buxhetin që e kemi”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
“Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm”.
Mehaj ka premtuar se Fondi i Sigurisë do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogaridhënie të plotë.
“Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së”.
Fondi është hapur në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës.
Emërtimi i llogarisë/Account name Fondi i Sigurisë
Nr. i llogarisë/Acc. number 1000400070008619
IBAN XK051000400070008619