Në përvjetorin e katërt të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se i gjen me suksese të mëdha.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, tha se përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi me vizion të qartë është i pandalshëm.
“Përvjetori i katërt i Forcës sonë me mandatin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës na gjen me suksese të mëdha. Përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi ynë me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit tonë.”, ka shkruar ai.
Mehaj uron ushtarët e FSK-së duke iu thënë “urime ushtarakë, ju gardianë të lirisë e Republikës sonë”.
“Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë. Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza. Urime qytetarë të dashur! Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë!”, tha më tej ai.