Mehaj pas takimit me gjeneralin e KFOR-it: Siguria në vend është e mirë

| 31 Mar 2022 | 17:52 | Nga

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral brigade, John P. Maier, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Siç ka bërë të ditur Mehaj, nga vlerësimi i përbashkët, situata e sigurisë në vend është e mirë, sikur edhe niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe atij në nivelin e përgjithshëm institucional.

Po ashtu, ka thënë se bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in vazhdon si gjithmonë në nivelin më të lartë.
“Bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in vazhdon si gjithmonë në nivelin më të fortë. Ministria e Mbrojtjes ka fokusin e plotë në përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore të FSK-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetin në vend dhe rajon”, ka shkruar ministri Mehaj në ‘Facebook’.

Të ngjashme