Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar Komandantin Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, të rënë heroikisht më 14 dhjetor 1998.
Ai ka theksuar se sakrifica e tyre obligon për një Kosovë të bashkuar, institucione të forta dhe forcimin e Ushtrisë dhe Policisë, duke promovuar bashkëpunim politik drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Postimi i plotë:
Sot, me respekt dhe përulje të thellë, kujtojmë Komandantin Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, të rënë heroikisht më 14 dhjetor 1998, në kufirin shqiptar-shqiptar, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit tone.
Lavdi përjetë:Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyçi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hazir Kryeziu, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibrigi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Maliq Karagica, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Selim Selimi, Sylëjman Elshani, Qenë Qenaj, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Xhevat Thaçi, Avni Kutllovci.
Sakrifica e tyre na obligon. Ata do të donin një Kosovë të bashkuar, institucione të forta, Policinë dhe Ushtrin së Kosovës të fuqizuara, dhe bashkëpunim politik që e çon vendin drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.Inati personal nuk mund të jetë mbi shtetin, popullin dhe të ardhmen.
Bashkimi është amaneti i dëshmorëve. Nuk ka kategori për dëshmorët, çdo dëshmor është dëshmor i kombit.