Mehaj pret në takim ministrin japonez Tatsuya Machida

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot  zëvendës ambasadorin  Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën Tatsuya Machida.Ministri Mehaj e  njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK.

Ministri Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet  në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.

Ministri (zëvendës ambasadori)  i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmoj FSK-në  në fushat me interes  të përbashkët, posaçërisht në  fushën e kërkim – shpëtimit.

Të ngjashme