Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim Komandantin e Komandës Evropiane të ShBA-së, Gjenerallejtënant, Michael Howard që ishte pjesë e delegacionit amerikan të kryesuar nga Ndihmëssekretarja Karen Donfried dhe Emisari Gabriel Escobar.
Gjenerali Howard ka shprehur vlerësimin e lartë për të arriturat e FSK-së dhe siguroi mbështetjen e SHBA-së për proceset në të ardhmen.
“Nga ana e tij, Gjeneral Howard, shprehu vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe siguroi për mbështetjen në proceset zhvillimore edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndër të tjera, të dy diskutuan edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, si dhe reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale.
“Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë SHBA-së dhe aleatëve të saj në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global” theksoi në fund Ministri Mehaj.