Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj thotë se bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, konfirmojnë se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka të tashmen dhe të ardhmen e sigurt prosperuese me investime nga qeveria.
Mehaj mes tjerash thotë se ky është obligim jetik ndaj vendit, qytetarëve dhe aleatëve tanë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klankosova.tv
“Bashkë me kryeministrin Kurti, konfirmojmë se FSK ka të tashmen dhe të ardhmen e sigurtë prosperuese me investim konkret dhe përmbajtësor të qeverisë. Ky është obligim jetik ndaj vendin, qytetarë dhe aleatëve tanë më në krye me SHBA-në. Këtë ia kemi borxh të kaluarës sonë, për të rrugëtuar më shpejt në të ardhmen tonë të sigurtë. Ka ardhur koha për më pak fjalë e më shumë punë!” është shprehur Mehaj.