Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të vendit.
Përmes një postimi në Twitter, Mehaj ka shkruar se veprime të tilla nga grupet kriminale, janë të papranueshme.
“Thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të ??. Veprime të tilla nga grupe kriminale janë të papranueshme dhe minojnë përpjekjet për paqe. KFOR-i dhe Policia janë të përkushtuara për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët! Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës”, thuhet në postimin e Mehaj.
Kujtojmë se NATO ka vendosur që të dislokojë forca shtesë, pasi 30 ushtarë të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.
Deeply concerned for the injured KFOR members in the north of ??. Such acts by criminal groups are unacceptable & undermine peace efforts. KFOR & ?? Police are dedicated to ensuring security for all citizens!
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) May 30, 2023
We stand united against violence & support efforts for a peaceful ??!