Mehmetaj për vendimin e Ramës ndaj Xharrës: Hallall të qoftë, kemi vuajtur për njerëz me guxim të tillë në politikë

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se ka ndërprerë marrëveshjen për shfrytëzimin e hapësirës publike nga organizata e drejtuar nga Jeta Xharra.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj e ka përshëndetur vendimin e Ramës, duke thënë se politika ka pasur nevojë për njerëz me guxim.

“Përparim Rama sapo njoftoi se ia ndërpreu Jeta Xharrës shfrytëzimin e hapësirave të komunës për veprimtarinë e organizatës së saj. Uhh hallall të qoftë se kemi vuajt për njerëz me guxim të tillë në politikë”, shkroi Mehmetaj.

Ai gjithashtu ironizoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke i bërë thirrje që të sigurojë një hapësirë për organizatën e Xharrës.

“Dilni ju të Vetëvendosjes, gjejeni hapësirën Jeta Xharrës se i vyen për me ia publiku tekstet Lule Gjelit”, shtoi Mehmetaj.

Të ngjashme