Buxheti i komunës së Prishtinës për sektorin e bujqësisë do të jetë 6 milionë euro. Këtë zotim e dha para banorëve të fshatit Mramor, kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, raporton Ekonomia Online.
“Fokus të veçantë ka bujqësia, zotohem se me ardhjen në pushtet ne do ta ngrisim diku në 500 për qind buxhetin e bujqësisë në 6 milionë”.
Trajtim të veçante ai ka premtuar për ata që merren me prodhimin e qumështi, ngase siç ka thënë ka marrë shumë ankesa për çmimet jo të përshtatshme.
“Fokus të veçantë kemi për fermerët që merren me prodhimin e qumështit sepse në bisedat që i kemi pasur me fermerë shumë kanë ankesa që çmimi nuk është që iu përshtatet”.
“…do t’i vendosim në lagjet kryesore të Prishtinës automatët e qumështit, nuk po shpikim asgjë, vetëm po i marrim shembujt se si veprojnë shtetet këtu afër në rajon”.