Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Gëzim Mehmeti në vazhdën e vizitave të shumta këtë të marte ka vizituar kompaninë “Eko-Invest” në Prishtinë, kompani kjo e cila merret me energji, raporton Ekonomia Online.
Mehmeti gjatë takimit me drejtorin e kësaj kompanie, tha se fokus kryesor i plan-programit të tij është sektori privat dhe punësimi i të rinjve.
“Ne në programin tonë që kemi fokus e kemi sektorin privat, dhe punësimi në këtë mes. Vizioni jonë ka të bëjë edhe me përdorimin e teknologjisë informative”.
“Ne kemi paraparë që përmes dronëve të monitorojmë shumë punë dhe përmes tyre të kryejmë inspektimet dhe shumë mbikëqyrje të tjera”.
Mehmeti përgëzoi drejtorin e kësaj kompanie, Bari Asllani, i cili ka punësuar një numër të madh të qytetarëve, raporton EO.
Kurse Asllani tha se puna e ndriçimit në Prishtinë është një ndër punët e cila kushton shumë. Ai poashtu theksoi edhe shumë probleme të tjera që e preokupojnë kryeqytetasit.