Meksikë, përleshje e armatosur pranë kufirit me SHBA-në, 14 të vdekur

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një përleshjeje të armatosur mes forcave të sigurisë dhe personave të armatosur në Meksikë pranë kufirit me SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).

Miguel Angel Riquelme, guvernatori i rajonit Coahuila në një deklaratë për shtypin lokal tha se persona të armatosur bastisën me kamionë qytezën Villa Union, sulmuan ndërtesat e administratës lokale dhe pas kësaj situate ndërhynë autoritetet lokale.

Si pasojë e përleshjes që ka zgjatur për 1 orë mes forcave të sigurisë dhe personave të armatosur për të cilët mendohet se janë anëtarë të kartelit verilindor humbën jetën 14 persona, përfshirë 4 policë ndërsa janë zhdukur disa nga punonjësit e bashkisë.

Riquelme tha se forcat e sigurisë do të qëndrojnë në rajon edhe për disa ditë për vendosjen e qetësisë.

Në median sociale janë publikuar video ku vërehen automjete të djegura dhe fasada ballore e ndërtesës së bashkisë Villa Union e shpuar nga breshëritë e plumbave.

– Kanë humbur jetën më shumë se 300 mijë njerëz dhe janë të zhdukur 40 mijë të tjerë

Më shumë se 300 mijë njerëz e kanë humbur jetën deri më tani në valën e dhunës që ka formuar lufta e shpallur ndaj karteleve në 2006 në Meksikë dhe e cila akoma nuk ka dalë fitimtare ndaj tyre. Gjatë këtij procesi më shumë se 340 mijë meksikanë janë zhvendosur nga vendet e tyre dhe rreth 40 mijë të tjerë janë të zhdukur.

Vitin e kaluar në Meksikën me një popullsi prej 120 milionë banorë, janë kryer 35.946 krime, shumica e të cilëve të lidhura me kartelet e drogës.

Në vend në vitin 2017 janë vrarë 32.079 persona ndërsa këtë vit numri i viktimave ka arritur në 26 mijë deri tani.

Të ngjashme