Mekuli s’e bën dallimin ndërmjet Gjykatës Komerciale dhe asaj Kushtetuese, i quan gjykata “të moçme”

| 03 Gus 2023 | 15:23 | Nga

Gazetari mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Mekuli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale, e cila mori vendim sot për rastin e Klan Kosovës.

Ai, duke mos ditur që ky vendim është marrë nga Komercialja, e sulmoi Gjykatën Kushtetuese, të cilën e quajti si të “moçme”.

Madje, Mekuli iu bëri ftesë që miqtë e tij që kanë pritur vendim tjetër, ta fshijnë nga Facebooku.

Pas postimit të lajmit në medie, Mekuli e ka edituar postimin e tij dhe e ka shkruar “Gjykata e moçme Komerciale” – edhe pse kjo gjykatë është themeluar së voni, madje ishte proklamuar si një sukses i madh i qeverisjes Kurti.

Të ngjashme