Mel B njoftohet se e ka zgjidhur rastin e shpifjes me ish-dadon Lorraine Gilles jashtë gjykatës për 2.3 milionë dollarë pas një beteje të hidhur ligjore.
Gjatë betejës së saj problematike të shkurorëzimit me bashkëshortin Stephen Belafonte, këngëtarja e “Spice Girls” pretendoi se ai e kishte lënë me barrë Gilles, të cilën ajo e quajti një “prostitutë” dhe i kërkoi asaj të abortonte pasi Mel refuzoi ta linte atë dhe fëmijën e saj të jetonte me ta.
Ajo gjithashtu pretendoi se Gilles ishte dashnorja e saj e fshehtë për shumë vite dhe se ajo po e zhvaste atë me xhirimin seksual të dyshes me Belafonten. Mel kërkoi urdhër kufizues kundër tyre për ta ndaluar shpërndarjen e xhirimit, por ky urdhër u hodh poshtë më vonë.
Pas shkurorëzimit të saj, Gilles e paditi nënën e tre fëmijëve për shpifje, me ç’rast Mel u përball me një faturë ligjore potenciale prej 6.5 milionë dollarësh nëse do ta humbiste rastin. Këngëtarja gjithashtu duhej t’i thërriste miqtë e saj të famshëm, si Simon Cowell dhe Heidi Klum, si dëshmitarë në Gjykatën e Lartë të LA, nëse rasti do të shkonte në gjykatë, me ç’rast shumë detaje intime të jetës së saj seksuale do të diskutoheshin në gjykatë, shkruan KOHA Ditore.
Kështu që Mel thuhet se është lehtësuar pas zgjidhjes së rastit për pothuajse 2.6 milionë dollarë – me marrëveshjen se ajo nuk do të përballet me ish-bashkëshortin Belafonte në gjykatë.
“Mel është e lumtur që e pastroi këtë rrëmujë njëherë e përgjithmonë”, tha një burim për “Daily Mirror”.