Mel B do t’i bashkohet si paneliste emisionit televiziv britanik “Celebrity Juice” si kapitene e ekipit.
Këngëtarja e Spice Girls do ta zëvendësojë anëtaren e rregullt të emisionit “Paddy McGuinness”, e cila do të mungojë në programin vjeshtor të emisionit për shkak të problemeve me orarin.
Duke iu referuar emisionit në fjalë, Mel e postoi një deklaratë: “Jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e familjes së “Celebrity Juice” dhe e emocionuar që do të jem kapitene, shkruan KOHA Ditore. Misioni im është që të jem po aq e mirë sa edhe Keith (Lemon, prezantuesi). Kujdes. Gjërat do të bëhen edhe më të çmendura”.
Show humoristik çmim-fitues është udhëhequr nga komediani Leigh Francis në formën e alter-egos së tij, Keith Lemon i egër. Prezantuesja televizive Holly Willoughby është gjithashtu kapitene e ekipit në emision, në të cilin yjet garojnë në një seri lojërash dhe sfidash të bazuara në thashethemet e fundit rreth të famshmëve.
Francis u bë i famshëm në fillim të viteve 2000, duke e imituar një varg të personave të famshëm në emisionin e tij me skeçe humoristike Bo Selecta – duke përfshirë edhe yllin e hitit Wannabe, Mel.