Zonja e parë e SHBA’së, Melania Trump, hodhi votën e të martën në Palm Beach, ku fotot dhe video treguan se ajo ishte personi i vetëm në qendrën e saj të votimit që nuk kishte veshur maskë.
Zonja e parë hyri në Qendrën Rekreative Morton dhe Barbara Mandel rreth orës 10 të mëngjesit, dhe u bëri me dorë e u buzëqeshi gazetarëve, raporton CNBC.
Trump kontraktoi Covid-19 muajin e kaluar. Së bashku me presidentin Trump u infektua edhe djali i tyre Barron, ku që prej atëherë, Melania ka mbetur larg vëmendjes së publikut në Shtëpinë e Bardhë.
Të martën, zonja e parë tha se po ndihej “mirë”.
Paraqitja e Trump në një hapësirë publike pa maskë është gjithsesi e sigurt se do të tërheqë kritika nga ekspertët e shëndetit publik, veçanërisht pasi SHBA përjeton një rritje rekord në rastet e koronavirusit.
Presidenti ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur rëndësinë e mbajtjes së maskave, përkundër një konsensusi dërrmues midis shkencëtarëve se ato parandalojnë përhapjen e koronavirusit.