Melania Trump i nënshtrohet operimit kirurgjik

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 09:08 | Nga

Melania Trump i është nënshtruar një operimi kirurgjik në veshka.

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump, kreu ndërhyrje kirurgjike për atë që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si një trajtim më të mirë të veshkave, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Zyra e saj tha se kirurgët kishin kryer ndërhyrjen në Qendrën Kombëtare Ushtarake, Walter Red.

Sipas zëdhënëses së saj, operimi ka pëfrunduar me sukses dhe se nuk kishte komplikime, ndërsa zonja Trump, 48 vjeç, pritet të kalojë pjesën tjetër të javës duke u rikuperuar në qendrën mjekësore në Bethesda, Maryland.

Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter derisa ishte në rrugë për ta vizituar atë në spital

“Zonja e parë është duke u rikuperuar plotësisht në mënyrë që ajo të mund të vazhdojë punën e saj në emër të fëmijëve kudo”, tha zëdhënësja e zonjës Trump, Stephanie Grisham në një deklaratë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme