Zonja e Parë e ShBA-së, Melania Trump, ka hedhur poshtë spekulimet në lidhje me qëndrueshmërinë e martesës së saj. Ajo ka thëne se pretendimet për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit Donald Trump, nuk janë në fokusin e saj, pasi “ka gjëra më të mira për të bërë”.
E pyetur nëse e do Presidentin Donald Trump ajo është përgjigjur “Po, ne jemi në rregull”.
Presidenti Trump ka mohuar se ka pasur lidhje jashtë martesore, ndërkohë që ylli pornografik Stormy Danield dhe ish modelja e Playboy, Karen McDougal kanë deklaruar se kishin fjetur me Donald Trump.
Zonja Trump tha se e donte bashkëshortin e saj dhe se mbulimi i medias për marrëdhënien e tyre nuk është gjithmonë i saktë.
“Nuk është diçka që më brengos dhe nuk jam e fokusuar aty. Jam nënë dhe Zonjë e Parë dhe kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar e për të bërë. Unë e di çfarë është e drejtë, çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo”, ka deklaruar ajo.