Zonja e Parë Melania Trump bëri paraqitjen e saj të parë vetëm në mbështetje të fushatës zgjedhore të burrit të saj, Donald Trump, për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Duke folur në Pensilvani, ajo tha: “Ai pëlqen që vendi i tij dhe ata që e rrethojnë të kenë sukses “.
Trump gjithashtu qeshi kur pranoi se nuk ishte gjithmonë dakord me mënyrën se si Trump i thotë gjërat në mediat sociale.
Sa i takon menaxhimit të pandemisë, ajo akuzoi Biden dhe demokratët se e përdorën politikisht.
“Ata vunë axhendat e tyre përpara mirëqenies së popullit amerikan” tha ajo duke i konsideruar të pabaza akuzat e tyre ndaj Trump.
“Ne nuk mund mbyllemi dhe fshihemi nga frika. Ne duhet të punojmë për të gjetur zgjidhje reale dhe të qëndrueshme, “shtoi Zonja e Parë.
Trump denoncoi gjithashtu atë që ajo e quajti “axhenda socialiste” e Biden dhe kritikoi mbulimin nga media të “thashethemeve të pavërteta dhe intrigave ” në Shtëpinë e Bardhë.