Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, tashmë jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke qenë se është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ajo ndan imazhe dhe video të ndryshme me fansat, duke mos munguar as pozat provokuese në koleksionin e fotografive të saj.
Së fundmi, ajo ka pozuar në bikini dhe këtë imazh atraktiv ka vendosur të ndajë në llogarinë personale, Instagram, aty ku numëron hiç më pak se 935 mijë ndjekës.
Fotografia në fjalë e shfaq Melindën në formë të mahnitshme, përmes së cilës ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.
Dhe ky imazh për vetëm pak orë ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente të shumta pozitive nga fansat dhe kolegët e këngëtares Ademi.
Sa i përket projekteve muzikore, ai i fundit mbetet “Karma” që u publikua më 15 dhjetor dhe është pritur shumë mirë nga fansat e saj.
Ky tashmë ka mbledhur mbi 6.6 milionë klikime dhe së shpejti pritet që Melinda të rikthehet me prurje të reja.