Artistja e njohur, Melisa Lleshi, dy ditë më parë debutoi me këngën e saj të parë.
“U kry” u titullua prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës u përkujdes producenti Bini Diez.
Për tekstin u përkujdes po ashtu Bini, por me ndihmën e ImperiAlb, kurse për pjesën e klipi punoi Imagine Films.
Puna e po të njëjtëve duket se u shpërblye, pasi Melisa deri më tani ka arritur mbi një milion klikime në kanalin YouTube.
Ajo jo vetëm që u bë edhe më e popullarizuar, por edhe më e dashur për audiencën e gjerë shqiptare.
Kujtojmë se Melisa u bë e njohur përmes pjesëmarrjes së saj në “Per’puthen”, ku grumbulloi mijëra mbështetës.