Ish-diplomatja Meliza Haradinaj- Stublla, nuk ka harruar t’ia uroj shtetit mik të Kosovës, 73 vjetorin e Pavarësisë së Izraelit edhe pse Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës harroi ta bënte një urim të tillë.
Ishte kjo e para Haradinaj- Stublla që e uroi e para në një status në Facebook, por MPJD këtë urim e ka bërë para 22 minutash, ndërsa ish-diplomatja nuk e harroi shtetin e Izraelit në këtë ditë të veçantë
Ajo ka shkruar se nga Kosova jonë e bukur, urojmë sot mikun tonë të ri e të vjetër Izraelin dhe popullin hebre, që shënojnë sot përvjetorin e tyre të 73-të të Pavarësisë!
Ndër të tjera, ish-diplomatja Meliza Haradinaj- Stublla, ka shkruar se ne ende jemi të ngazëllyer nga njohja e formalizuar mes dy shteteve tona, kur shënuam një aktin e formalizimit të marrëdhënieve diplomatike përmes platformës virtuale Zoom, që si i tillë ndodhi për herë të parë në historinë e diplomacisë botërore!
Ndërsa MPJD ka uruar shkurt duke shkruar vetëm disa fjalë të shkurtëra.
“Urimet më të mira nga njerëzit e #Kosovës për njerëzit e # Izraelit ndërsa festojnë 73 vjetorin e #pavarësisë” .