Memli Krasniqi i shkruan Ambasadës britanike, ka një kërkesë ndaj tyre

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti i Vetëvendosjes ka emëruar kandidatët për deputetët e anëtarë të kësaj partie në krye të bordeve të ndërmarrjeve publike si Posta e Kosovës, Hekurudha e Kosovës – Infrakos dhe Kompania Rajonale “KRU Prishtina”.

Në lidhje me këto emërime partiake, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovë ka reaguar ndaj Qeverisë Britanike, e cila ka një memorandum për përzgjedhjen, analizimin e drejtorëve dhe anëtarëve nëpër këto ndërmarrje publike.

Përmes “tweet-i“, Krasniqi ka kërkuar nga ambasada që të komentojnë edhe emërimet e tilla nga Vetëvendosje, duke u kujtuar se për vite me radhë janë marrë me mbikëqyrjen e këtij procesi.

“Sa mirë! Mos harroni që t’i komentoni edhe emërimet e parregullta të militantëve të partisë joprofesionale në bordet e ndërmarrjeve publike të Kosovës nga Qeveria në largim? Mbi të gjitha, ju keni qenë të përfshirë për vite me radhë në procesin e përzgjedhjes për emërime të tilla”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.

Të ngjashme