Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Memli Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19.
Krasniqi gjithashtu ka thënë se nga dje është në vetizolim. Krasniqi thotë se dje ka kryer testin e ku ka dalë pozitiv, pasi ka qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë qenë të infektuar me virus.
Tutje, Krasniqi fton që të respektohen masat e mbrojtjes ndaj virusit.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë nga Krasniqi:
Të dashur miq,
Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.
Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën persoale.