Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Klinë, ku tha se kandidatin i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Esat Raci do të qeverisë bashkë me qytetarët dhe për të gjithë, pa dallim.
Krasniqi u shpreh se klinasit po e kërkojnë rikthimin Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisje, sepse gjithçka që është zhvilluar në Klinë, që nga pas lufta, e ka vulën e PDK-së.
“Më 17 tetor, të gjithë qytetarët e Klinës do të bëhen bashkë rreth numrit 177, do të bëhen bashkë për Klinën, jo vetëm për t’ia sjellë fitoren PDK-së, por edhe për të nisur rrugën e gjallërimit dhe zhvillimit të kësaj komune.”, shkruan ai.