Memli Krasniqi mohon një koalicion të mundshëm me VV-në

Prishtinë | 29 Maj 2024 | 15:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mohuar një koalicion të mundshëm mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket spekulimeve dhe interpretimeve, t’ju them sinqerisht unë kam qenë edhe i zbavitur këto ditë nga mënyra e interpretimeve të jashtëzakonshme, imagjinare dhe imagjinative të kujtdo qoftë për sa i përket mundësisë së koalicionet ndërmjet nesh e Vetëvendosjes të arritur për dy orë takim. Nuk munden dy orë takim të tejkalojnë hendekun e gati dy dekadave. Ai takim është thirr për agjendë legjislative. Unë kam thënë që po shkoj në takim vetëm për zgjedhje. Agjenda e PDK-së kanë qenë zgjedhjet e parakohshme. Ne kemi shkuar me këtë agjendë dhe kjo është ajo që e ka dominuar diskutimin. Pra, asgjë as të fshehtë dhe as të panjohur s’ka pasë nga ky takim. Nuk janë temë as afërsisht koalicioni”.

Të ngjashme