“Një qiri për mikun e Kosovës! Dje, në mënyrë të papritur dhe të parakohshme, na la miku ynë, avokati i Kadri Veselit, Andrew Strong. Përtej rolit të tij si avokat, Andrew ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë”, ka thënë Krasniqi.
“Këtë ai nuk e bëri vetëm pse e kishte profesion, por sepse drejtësinë e kishte mision. Andrew e dinte pafajësinë e krerëve të UÇK-së, siç e dinte pastërtinë e luftës së popullit tonë për liri, prandaj, me mendje e zemër u përkushtua secilën ditë të angazhimit të tij në këtë proces. Një amerikan që fliste shqip, e Kosovën e donte shumë. Prehu në paqe, mik i dashur! “, ka shkruar kreu i PDK-së.