Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci, kanë shënuar Ditën e Çlirimit të Drenasit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se në këtë ditë, kujtuan dhe nderuan luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe martirët e Drenasit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.
“U jemi mirënjohës përgjithmonë edhe miqve tanë ndërkombëtarë, NATO-s, SHBA-ve dhe shteteve të tjera demokratike, të cilat na u bashkuan në misionin tonë të drejtë e të çmueshëm të lirisë. Të gjithë qytetarëve të Drenasit, urime Ditën e Çlirimit.”, shkruan Krasniqi.