Memli Krasniqi në Viti: Bekimi Azizi është kryetari që do të punojë për çdo fshat, lagje dhe familje

Prishtinë | 04 Tet 2025 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim zgjedhor në Viti ka prezantuar kandidatin për këtë komunë, Bekim Azizi.

Krasniqi në fjalën e tij theksoi se kandidati Bekim Azizi është kryetari që do të punojë për çdo fshat, çdo lagje dhe çdo familje të Vitisë.

“Bashkimi, shpresa dhe vullneti për ta çuar Vitinë përpara, me Bekim Azizin kryetar, janë më të forta se kurrë. Bekimi është njeriu i ndershëm dhe i fjalës. Është Kryetari që do të punojë për çdo fshat, çdo lagje dhe çdo familje të Vitisë. Me Bekimin Kryetar dhe me #PDK191, Vitia do të ecë më shpejt, do të punojë më mirë dhe do të zhvillohet më shumë”, tha ai.

Të ngjashme