Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Vushtrri, ku ka takuar të rinjtë e këtij qyteti.
Krasniqi ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e platfomës së zgjedhjeve të Rinisë Demokratike – rinia2022.org.
“Energjia e të rejave e të rinjve të Vushtrrisë ishte frymëzuese edhe sot. Me ta, platforma e zgjedhjeve të Rinisë Demokratike – rinia2022.org – do të jetë edhe platformë e angazhimit konkret për komunitetet që ata ju takojnë. Bëhu edhe ti pjesë e ndryshimit – antarësohu për 30 sekonda në www.rinia2022.org!”, shkruan lideri i PDK-së në Facebook.