Memli Krasniqi ngushëllon familjen e Kadri Veselit: Baci Fazli gati një shekull jetë ia kushtoi Kosovës

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së babait të Kadri Veselit.

Krasniqi thotë se lajmin e kanë pranuar me dhimbje të madhe dhe se sot mendjet dhe zemrat janë me Kadri Veselin i cili gjendet në Hagë.

“Lamtumirë, Baca Fazli! Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli. Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës. Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare”, ka shkruar Krasniqi.

“Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë. Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella. Pusho i qetë, Baca Fazli!”, ka përfunduar Krasniqi.

Të ngjashme