Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berishës.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shpreh mirënjohje e respekt për punën e të ndjerit, i cili pjesën më të madhe ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës.
Shkrimi i tij i plotë:
Në këtë ditë të ndarjes së tij nga jeta, shpreh mirënjohje e respekt për punën shumëvjeçare të ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i cili pjesën më të gjatë të jetës së tij ia dedikoi demokratizimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij!